Shehu: Dy vjet në KS për një ‘batutë’,  mundësi e humbur!

Shehu: Dy vjet në KS për një ‘batutë’, mundësi e humbur!

10:13, 02/01/2024

Nga Tritan Shehu/

Sepse politika e jashtëme nuk bëhet me batuta.

Ajo zhvillohet me strategji afatgjatë e seriozitet, objektiva të qarta…

Qeveria keqpërdori atë që u bë realitet pas një angazhimi prej vitit 2006, pjesëmarjen për dy vite në KS të OKB e drejtimin e tij për gjashtë muaj.

U paraqitëm të çorganizuar, pa inisiativa substanciale, për tu mbajtur mend.

Ajo mundësi u përdor në funksion të “kultit të individit” të Ramës, por dhe ai vetë do të kujtohet vetëm për një “batutë”, asgjë më shumë.

Ne u paraqitëm në atë tryezë shumë të rëndesishme pa asnjë objektiv real në funksion të vendit tonë, Kosovës e Rajonit.

Pa asnjë kordinim me Kosovën gjatë dy viteve aty.

Pa asnjë opsion dobiprurës per Rajonin e rrugën europiane të tij.

Krejt të zbehtë për interferencat e Rusisë në Rajon, aksit Serbi-Rusi në këtë kontekst, duke mbetur edhe në Neë York peng i “Ballkanit të hapur”.

Pa asnjë pozicion konsistent ndaj provokacioneve edhe të armatosura, të Serbisë ndaj Kosovës, lidhjeve umbilikale të saj me Rusinë si themel i tyre.

Pa asnjë plan presioni mbi Serbinë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, që do të ishte kjo edhe një ndihmë reale për atë, Rajonin, si dhe për Ukrainën.

Me një qendrim të mjegullt, pa ”bosht” për situatën e krijuar në Gaza si pasojë e sulmit kriminal ndaj Izraelit të organizatës terroriste Hamas.

Ndarja nga ShBA në disa votime në atë kontekst, tregoi dyzim, mungesë konseguence me një devijim nga interesat tona.

Pa asnjë dyshim kjo nën kondicionimin e të tretëve, larg pozicionit tonë.

Keto e të tjera, janë gabime të rënda strategjike, që nuk lidhen me stafin diplomatik aty, por me vizione udhëheqëse të deformuara.

Prandaj ai dy vjeçar ishte se paku një mundësi e humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco