Porositi vrasjen e Arjan Spahiut pas prishjeve për pazaret e drogës, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin shqiptar

Porositi vrasjen e Arjan Spahiut pas prishjeve për pazaret e drogës, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin shqiptar

09:52, 02/01/2024

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ekstraduar të premten një shtetas shqiptar në Belgjikë, ku do të gjykohet për vrasje.

Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin nga Elbasani Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, për të cilin ishte dhënë një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

Gergely Franc u është dorëzuar autoriteteve belge me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë me dije mediat belge.

Në vitin pranverë të vitit 2022 disa prokurorë belg mbërritën në Elbasan, në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje kjo e 27 nëntorit 2020. 

Gjashtë muaj më vonë, në 29 nëntor 2022, zyrtarisht, Belgjika ishte e bindur se Franc Çopja nga Elbasani ka porositur eliminimin mafioz të Arjan Spahiut dhe Florenc Meçe, Alias Gega si dhe Elvis Murati, kanë bërë ekzekutimin. 

Sipas mediave belge, të tre autorët e dyshuar u arrestuan, Florenc Meçe në Spanjë, Elvis Murati në Gjermani, Franc Çopja në Dubai. Emiratet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën në dhjetor 2021, e cila hyri në fuqi nëntorin e vitit 2022.

Sipas autoriteteve belge, Arjan Spahiu që u qëllua sapo doli nga një lokal në Molenbe, dyshohet të jetë ekzekutuar si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në vendin tonë, grupi i Erion Alibejt dhe nga ana tjetër vëllezërit Çopja.

Krisja e parë mes bandave nisi vite më parë për humbjen e 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco