Rama-Veliaj, Balla, lufta e egër e klaneve në qeveri-parti

Rama-Veliaj, Balla, lufta e egër e klaneve në qeveri-parti

16:44, 01/01/2024

Nga Basir Çollaku/

Nata e fundit e vitit e fillimi ditës së motit të ri treguan pushtete e skllevër që po zihen e kafshohen bashke. Duke shkëmbyer mesazhe ekraneve sado teorikisht kombëtare. Pështirosja e neveria e shfaqjes së surretërve të Ramës, Veliajt, Ballës, zaptues minutazhesh, lajmëron betejën brenda mazhorancës. Kurbanë e viktima nuk njohin më renditje. Edi Rama, pak orë se të mbyllej 2023 qortoi publikisht Ballën dhe Veliajt për pasionet dhe emocionet e tepruara, duke shënuar lajmin se ka nisur koha e shitjes së madhe. Rama ka nisur prej vitesh dorëzimet publike. Shet në ankaand para kamerave dhe SPAK vrapon ta thërrasë se është një çështje e regjistruar diku. Po të mos nxitohesh të tre zëdhënësit e natës së 31 dhjetorit, janë koka grupesh brenda partisë dhe qeverisë, pavarësisht forcës së momentit.

Rama në 2013 ishte shefi i vetëm

Duke dashur dominim absolut, nënshtrim pa zë, ai forcoi e pasuroi shumë ministra e kryebashkiakun e Tiranës, Eriin Veliajn

Paraja shtohej ata bindeshin. Por babëzia kërkonte kurban dhe taksat sollën viktima. Tahiri, Ahmetaj, Xhafa.

Rradhët u shtërnguan.

Veliaj prej vitesh nëpërmjet Bashkisë e etjes për të zëvëndësuar shefin nxitoi tej kohës. Bëri milionerë të tijët, duke ngecur vetë në disa dosje.

Rama po lufton të mbajë territor. Veliaj turret lobingjeve duke u përplasur me ish shefin.

Grup tjetër jashtë dyshes, disi mënjanë dhe i pakënaqut u forcua por nuk kishin tortë mjaftueshëm. Ata zgjodhën Ballën me njohje të shumta në botën e zezë e gri, si ndërmjetës i shefit dhe e bën të tyrin pa dëshirën e shefit, duke imponuar marrjen e një karrikeje të fortë në qeveri.

Rama i gjendur nën frikën e dosjes amerikane të Charlit dhe luftës së egër brenda pushtetit ekstrem kërkon të shesë këtë vit Veliajn dhe Ballën. Nëse ia del zgjat agoninë e tij. Palët e lajmëruara nuk do të bëjnë sehir. Do bëjnë çdo gjë ta marrin me vete.

Të tre grupet kanë me vete banditë, mafiozë, pushtet, financa pa kufi, pjesë drejtësie të ndarë sipas investimeve. Beteja do të shtrihet dhe brenda sistemit të ri të drejtësisë e policisë.

Lufta qeveri-parti, e filluar ashpër, nuk do të ketë fitues të dukshëm, por nuk do të mungojnë viktimat e shumta…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco