Baçi: Opozita është e bashkuar, Bardhi do të jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Baçi: Opozita është e bashkuar, Bardhi do të jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

15:58, 22/12/2023

I ftuar në edicionin  pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës ishte deputeti i PD, Luan Baçi.

Baçi është shprehur se opozita do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm edhe pas veprimeve politike që SPAK ka ndërmarrë ndaj kreut të PD, Berisha.

Ne si parlamenti i japim leje SPAK ut të atëhershëm për Tahirin që të bllokohet pasaporta dhe kërkohej leje për detyrim paraqitje një standart të cilin SPAK nuk e ka përdorur për Berishën dhe kjo është e qëllimit për arsye që të bllokohet Sali Berisha.

Detyra jonë është të vazhdojmë aksionin tonë politik dhe jemi në takim me demokratët që të organizojmë protesta të vazhdueshme dhe ne do të vazhdojmë aksionin tonë opozitar dhe goditja që i bëhet Berishës është një goditje ndaj opozitës.

sot çdo demokrat e ndjen veten Sali Berisha sot dhe d të vazhdojmë të rezistojmë deri sa të përmbyset ky regjim autoritar që është instaluar në Shqipëri.

Bardhi nuk ka nevojë ë të ftohet në PD, ai është pjesë e PD dhe bashkimi i grupit parlamentar bëri që Rama të reagonte fuqishëm ndaj opozitës, jam i bindur se si jemi të bashkuar në aksionin opozitar ashtu do të jemi dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco