Berisha e mbyll me humor me gazetarët: Tani le të bëjmë nga një urim për Vitin e Ri, se pastaj do të kem ... obligime të tjera!

Berisha e mbyll me humor me gazetarët: Tani le të bëjmë nga një urim për Vitin e Ri, se pastaj do të kem ... obligime të tjera!

13:37, 22/12/2023

“Jo, tha, nuk ka vdekur! Shkoni te varri , hidhni ca qindarka e shihni si do të marrë frymë!” - Ky është Edi Rama!"

Kryetari i opozitës Sali Berisha e ka mbyllur konferencën e sotme për shtyp me gazetarët duke iu përgjigjur me humor dhe të qeshura, disa pyetjeve të tyre për Kryeministrin, po kësaj radhe pa përjashtuar edhe veten për “obligimet” që e presin.

Pyetje: z. Berisha, ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama ka bërë një hap pas për çështjen e Himarës duke paralajmëruar ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goros. Pse Edi Rama po e “shet” tani Jorgo Goron?

Berisha: Në qoftë se ti më gjen mua një njeri në botë që nuk ka shitur Edi Rama, mund të ma bësh këtë pyetje, por Edi Rama s’bën asgjë tjetër por vetëm shet dhe blen. Është një pazarexhi amoral në këtë aspekt. I pashoq në botë! Gjëja më e thjeshtë! Pazare bën! Se Jorgo Goro nuk mund të jetë kryetar, kryetar është ai që është zgjedhur. E mban Edi Rama për shkak të pronave që do të pushtojë me klanet e tij në Himarë! Shumë e thjeshtë!

Po çfarë bëri?! Tha “do ta marrë qeveria tani”! Do ta shpallë distrikt, distrikt i varur direkt nga qeveria!!! Bashki e varur direkt nga qeveria!!!

E dëgjuat apo jo?! Ai s’lëshon! Ku ka interes, ai është i papërmbajtur! Ju them unë një, po ky s’mund të krahasohet kurrë me të, se një poet arab shkrojti njëherë: “ Thonë  se ka vdekur filani!” (Nuk ua them emrin, se për ne është një emër i ndritur ç’është e vërteta). “Jo, tha, nuk ka vdekur! Shkoni te varri , hidhni ca qindarka e shihni si do të marrë frymë!” Ky është Edi Rama, mos e harroni këtë gjë.

Pyetje:  Z. Berisha, gjykata ka caktuar datën 26 dhjetor për caktimin e masës së sigurisë ndaj jush. Ju do të paraqiteni atë ditë në seancë apo do të jeni në protestë?

Berisha:  Gjithçka është...se tani njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar. Avokatët janë ata që do të më këshillojnë mua, por, por...çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit. Gënjeshtarë! Çfarë thoshin?! “Jo, kemi pasur gjithë ato dosje!” Po s’kishte asnjë dosje aty! Dosja, je i detyruar, t’i jepet avokatit. Avokati kishte shtatë faqe! Shtatë faqe ishin vendimet e gjykatës, këto e ato! Marrëzira!

Ju faleminderit e tani, le të bëjmë nga një urim së bashku për Vitin e Ri, se pastaj do të kem ... obligime të tjera! Hajdeni!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco