Raporti i ODIHR rrëzon zgjedhjet/ SHBA: Mbështesim kritikat, të adresohet problemi i blerjes së votave

Raporti i ODIHR rrëzon zgjedhjet/ SHBA: Mbështesim kritikat, të adresohet problemi i blerjes së votave

17:14, 03/10/2023

Ambasada e SHBA në Tiranë, në një deklaratë publike ka shprehur mbështetjen e saj për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit.

Ambasada shprehet se, mbështet kritikat, si dhe ka kërkuar që të adresohet problemi i blerjes së votave dhe i përdorimit të burimeve shtetërore në favor të palës në pushtet.

Deklarata e ambasadës së SHBA:

Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë.

Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.

Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konsekuent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco