VIDEO/ Sami Neza: I dyshimtë raporti i ndërkombëtarëve me zgjedhjet në Shqipëri

VIDEO/ Sami Neza: I dyshimtë raporti i ndërkombëtarëve me zgjedhjet në Shqipëri

19:01, 17/07/2023

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Sami Neza është shprehur se ka pozicione të dyshimta të ndërkombëtarëve me zgjedhjet në Shqipëri.

Neza përmendi rastin e Parlamentit Europian, që në vitin 2020 konstatoi se raportet e Komisionit Europian ishin të dyshimtë dhe një tregonin realitetin.

‘Është një pozicion shumë i dyshimtë, i çuditshëm i ndërkombëtarëve në raport me zgjedhjet në Shqipëri. Jo vetëm në raport me zgjedhjet, por edhe me qeverinë, opozitën, por edhe me zhvillimet e demokracisë, standardin e demokracisë.

Para pak vitesh, 2020, Parlamenti Europian konstatoi se raportet që vinin nga Komisioni Europian për Shqipërinë ishin të trukuar në një farë mënyre. Diferenca mes raporteve që krijonte PE-ja dhe ato që krijonte KE-ja, ishin të trukuar në një farë mënyrë. Kishte diferenca të mëdha mes dy raporteve dhe nuk shprehnin realitetin.

Dhe kjo ka qenë një nga gjetjet më të rënda për rolin e ndërkombëtarëve në Tiranë’, tha Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco