SYRI TV/ Ahmetaj, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Të pranohet mocioni me debat për Ahmetajn

15:58, 17/07/2023

Edhe seanca plenare e së enjtes pritet të ketë në fokus çështjen e inceneratorëve dhe ish ministrit Arben Ahmetaj. Në përfundim të mbledhjes me grupin e deputetëve, Gazment Bardhi deklaroi se në seancën e radhës duhet të zhvillohet interpelanca me kreun e qeverisë Edi Rama për aferën e inceneratorëve për  implikimin e zyrtarëve të lartë të PS-së, si dhe të pranohet mocioni me debat për këtë  çështje.

SYRI TV

Deputeti Gazment Bardhi mblodhi këtë të hënë grupin e deputetëve demokrat, ku në fokus të diskutimeve ishin qëndrimet që do të mbajnë për aferën me inceneratorët në seancën plenare të së enjtes. Në daljen për mediat, Bardhi u shpreh se Kryetarja e Kuvendit duhet të pranojë kërkesën e deputetëve demokrat për mocion me debat me Edi Ramën për ish numrin dy të qeverisjes socialiste Arben Ahmetaj, si dhe interpelancë po për këtë çështje, ku theksoi se nuk do të pranojë asnjë ministër të falsë në emër të kreut të qeverisë.

Gazment Bardhi denoncoi edhe mënyrën e ndjekur nga mazhoranca socilaiste për miratimin e projektligjit të kanabisit, e cila sipas tij është e paligjshme pasi kjo çështje nuk ka qenë në rendin e ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco