Studentët e Mjekësisë, pasi refuzohen nga Kuvendi: Protestë më 20 korrik!

11:57, 17/07/2023

Përfaqësuesit e  studentëve të Mjekësisë, që kundërshtojnë kontratën 5-vjeçare me shtetin për të qëndruar me detyrim në Shqipëri kanë paralajmëruar sot se do të protetsojnë më datë 20 korrik në orën 9:00 dhe i ftojnë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kauzës së tyre për një sistem shëndetësor të të gjtihëve.

Këta studentë nuk janë lejuar të marrin pjesë në komisionin parlamentar ku po diskutohet projektligji i lidhur me ta dhe ku po flet Ministrja e Arsimit Evis Kushi, çka ka ngjallur indinjatë.

 “Ata kanë çaluar me shkeljen e ligjit -  ministrja thotë se studentët njëherë të vetme të respektojnë ligjin!!! Ne duam të dëgjohemi, duam të jemi pjesë e komisioneve. Të enjten kemi paralajmëruar protestë në datën 20, ora 9:00. Ftojmë të gjithë të na bashkohen, kauza e sistemit shëndetësor është e të gjithëve jo vetëm e jona”, tha një studente.

Kujtojmë se sot këta përfaqësues, Dea Guri, Eliot Sulçaj, Mikel Seferi, Arbër Shehu dhe Zino Veleshnja i kanë dërguar një kërkesë zyrtare kryetares së Kuvendit për të marrë pjesë në komisionet ku diskutohet projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të Arsimit të Lartë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco