SYRI TV/ ‘Afera e djegsave’, Berisha: Do u drejtohemi shqiptarëve për ta larguar këtë qeveri me protesta

22:38, 16/07/2023

Afera e djegësave nuk mund të tolerohet! Kreu i Partisë Demokratike, në rrjetet sociale ftoi përsëri qytetarët shqiptarë të ngrihen në protesta duke kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila është inkriminuar në korrupsion me aferën e inceneratorëve.

Syri tv

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se afera e djegësave nuk mund të tolerohet. Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës, duke dalë në protesta masive kundër saj. Duke publikuar një pjesë nga fjala e tij në konferencën e përjavëshme të gazetarëve, Berisha shprehet se afera e inceneratorëve do të rrëzonte këdo qeveri në çdo vend të botës.

Partia Demokratike ka cilësuar Edi Ramën si ideatorin e aferës së inceneratorëve, duke i kërkuar SPAK të hetojë kryeministrin. Deri më tani, janë arrestuar disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit Rama, për të cilët kreu i ekzekutivit është shprehur se përgjegjësia e tyre është personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco