SYRI TV/ Atentat në banesën e Gentian Bejtjas në Krujë. Pista kryesore, përplasja mes grupeve

13:26, 04/07/2023

Një atentat që kishte si objektiv Gentian Bejtjan, fatkeqësisht ka pasur si bilanc, një të vdekur, kunatin e Bejtjas dhe të plagosur dy fëmijët e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku dyshohet se tre persona kanë qëlluar me breshëri automatiku ne oborrin e banesës së Bejtjas. Pista kryesore mbetet ajo e përplasjes mes grupeve kriminale, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona. 

SYRI TV

Fshati Larushk i Krujës u trondit nga një atentat që i mori jetën Ramazan Sinos 29 vjec dhe la të plagosur dy nipërit e tij Alvi Bejtja, 13 vjeç dhe nipin tjeter 10 vjec . Sipas policisë  Ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentian Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Policia thotë se Ramazan Sino 29-vjeç, bashkë me nipat e tij Alvi Bejtja,13-vjeç, dhe djali tjetër 8 vjeç, të cilët janë djemtë e Gentian Bejtjas u qëlluan në oborrin e banesës. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 13-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën, në intubim, ndërsa djali tjetër është në gjendje më të lehtë. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur këqyrjen dhe për të  identifikuar autoret, teksa është gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se atyre iu është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës i kanë qëlluar. Gentjan Bejtja dy dite më parë ka qenë në shtëpi, ndërsa ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij.

Ka dyshime se Gentjan Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa shkuar në shtëpi mesnatën e kaluar. Ky i fundit kishte iku në Norvegji prej më shumë se një viti, por autoritet nuk kanë një inforacion të saktë nëse ka kërkuar azil politik atje. Ai thonë të njëjtat burime ka lëvizur kohët e fundit nëpër disa vende të Bashkimit Europian. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona, të cilët janë larguar. Ndërkohë Mister do jetë procesi i zbardhjes së ngjarjes, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie. Ato u hoqën nga Policia pak kohë më parë në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’. 

Mësohet se policia ka gjetur gëzhoja edhe në rrugën kryesore të aksit Tiranë-Thumanë. Pas të shtënave pranë banesës se Bejtjas, autorët kanë qëlluar edhe  në autostradë pasi kanë dalë nga rrugica e banesës së Bejtjas. Dyshohet se makina e tyre i priste në rrugën kryesore dhe e kanë bërë në këmbë pjesën që të dërgon tek banesa, dhe kur janë kthyer tek mjeti kanë qëlluar sërish.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar dy herë, fillimisht në momentin kur Sino po zbriste nga makina me dy nipat, dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja, ndërsa në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Policia ka ushtrua kontrolluar banesat e Durim e Valter Bamit Marklen Hakës, pas atentatit të mesnatës. Policia ka si pistë kryesore përplasjen mes grupeve kriminale, vijim i atentateve me viktima e të plagosur më parë, mes të cilëve edhe vetë Gentjan Bejtja. Por edhe për dy atentate ndaj këtij të fundit ndodhur në Fushë-Krujë, përkatësisht me tritol në 2016 dhe me armë në 2022, asnjëra nuk është zbardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco