FOTO/ Topi i lumtur para Soros, Veliaj bën përkthyesin

FOTO/ Topi i lumtur para Soros, Veliaj bën përkthyesin

13:01, 04/07/2023

Një tjetër personazh i politikës shqiptare është ndier i lumtur nga takimi në Tiranë me Aleks Soros gjatë vizitës së ish-presidentit amerikan Bill Klinton dhe ky është ish-presidenti Bamir Topi.

Nga fotot e kapura gjatë ceremonisë pritëse në nder të ish-presidentit të ShBA-së Bill Klinton, dallohet ish-presidenti Topi, i cili ka qënë në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga sa dallohet, Topi është lumturuar nga takimi me Aleks Soros, ku përkthyes duket se është Veliaj.

Nuk dihet se cila ka qënë tema e bisedës apo prezantimi i Topit nga Veliaj te Soros, por ajo që duket është gëzimi i ish-presidentit për takimin me drejtuesin e ri të ‘perandorisë Soros’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco