Gazetari: Viktima e atentatit ishte shoferi personal i shefit të prokurorisë, transportonte dosje çdo ditë

Gazetari: Viktima e atentatit ishte shoferi personal i shefit të prokurorisë, transportonte dosje çdo ditë

12:33, 04/07/2023

Gazetari Flamur Vezaj reagoi pas lajmit se viktima e atentatit në Fushë-Krujë, Ramazan Sino, punonte si shofer në Prokurorinë e Apelit.

Ai shkruan se Sino ishte shofer personal i shefit të Prokurorisë së Apelit.

POSTIMI I PLOTE

Ky në foto është Ramazan Sino (me këmishë të zezë) i vrarë në Larushk të Fushe-Krujës mbrëmë! Ne krah ka kunatin Gentian Bejtja, shënjestrën e atentatit!

Sa keq, u vra pse ishte kunati i një personi me probleme me ligjin dhe la një fëmijë pas!

Por e dini, që ky kunati i Bejtes, prej shume vitesh është i punësuar si shofer i Prokurorisë së Apelit në Tiranë!!

Po, po, punonte shofer dhe mos të them që ishte shoferi personal i shefit të Prokurorisë së Apelit, Gent Xholi! Por jo vetëm kaq, ai në kuadër të punës çdo dite transportonte dosje (sekrete dhe jo) të ndryshme të punës!!

Pra, dje u vra shtetasi Sino që ishte jashtë orarit zyrtar, por ai merrte rrogën nga Prokuroria e Apelit në Tiranë! Normal diku do punonte!

Por ai mendoj se ka qenë i vetëdijshëm se kunati i kujt është dhe rrezikun duhet ta kishte marrë parasysh!

Gjithsesi, nëse shteti nuk arreston ata që kanë bërë krime, ata do të vazhdojnë të heqin qafe njëri-tjetrin, por edhe të pafajshëm apo rastësor në momentin e gabuar!

Të Na Rrojë Reforma!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco