A përfunduan në Iran kompjuterët e sekuestruar muxhahedinëve nga policia?

A përfunduan në Iran kompjuterët e sekuestruar muxhahedinëve nga policia?

18:44, 03/07/2023

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Twitter ku spekulon për kompjuterët dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz.

Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Twitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

‘Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese’, shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

Image

‘Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,’ tha zyrtari. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo deklaratë, pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit tashmë janë ndërprerë, që kur qeveria shqiptare largoi ambasadën iraniane nga Tirana. Gjithsesi për spekulimin nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Forcat e policisë shqiptare hynë në kampin Ashraf-3, më 20 qershor në bazë të një vendimi gjyqësor që kishte të bënte me sulmet kibernetike të muxhahedinëve drejt Iranit.

Më pas, policia shqiptare hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi. /Lapsi.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco