Arrestohet Çizmja, u kap me pistoletë dhe çfite pa leje në shtëpi

Arrestohet Çizmja, u kap me pistoletë dhe çfite pa leje në shtëpi

14:56, 02/07/2023

Kontrolli i territorit ka çuar në pranga një të moshuar në Shijak

Guri Çizmja, 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak, është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Shijak Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar ‘Penalitetet’, sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte.

Posedonte pistoletë dhe çifte, te dyja pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet 67-vjeçari.

Image

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Penalitetet’, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco