'Rekord aksidentesh'/ Këlliçi: Bashkia Tiranë i ka minimizuar funksionet në agjenci koncertesh

'Rekord aksidentesh'/ Këlliçi: Bashkia Tiranë i ka minimizuar funksionet në agjenci koncertesh

11:53, 02/07/2023

Ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tirënas në 14 maj, Belind Këlliçi ka ironizuar pas aksidentit të sotëm të urbanit në kryeqytet ku mbeti i plagosur një 12 vjeçar. 

'Ruhu nga urbani! Rekord aksidentesh por asnjë masë. Bashkia Tiranë i ka minimizuar funksionet në agjenci eventesh e koncertesh', shkruan Këlliçi në Facebook. 

Postimi i plotë: 

Ruhu nga urbani! 

Duhet të vendosin një tabelë paralajmëruese në çdo ndalesë urbani, mundësisht të shfaqet vazhdimisht në ekranet që Veliaj ka vendosur në kryqëzimet e Tiranës. Rekord aksidentesh por asnjë masë. Bashkia Tiranë i ka minimizuar funksionet në agjenci eventesh e koncertesh. 

Mos i fol shoferit! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco