Çmimi energjisë në bursa bie në minimum, Rama - Balluku zbrazin Kaskadën e Drinit

Çmimi energjisë në bursa bie në minimum, Rama - Balluku zbrazin Kaskadën e Drinit

10:58, 02/07/2023

Çmimi i energjisë elektrike ka rënë në minimum në bursat e huaja. 

As matematika e Ramës dhe as falli i Belinda Ballukut, se çmimi i enrgjisë në vitin 2023 do të jetë mbi 500 euro megavat/h, nuk doli i vërtetë për këtë vit. 

Lufta-lufta-lufta rezulton alarm i rremë pas të cilit kjo qeveri gjithmonë fsheh afera korruptive të mëdha. 

Solli anijet për prodhim energji në Vlorë, të cilat nuk kanë punuar asnjë ditë deri më sot, paçkase taksapaguesit paguajnë mijëra dollar në ditë qira për to. 

Po t’i hedhësh një sy bursave, sot , e diel, 2 korrik 2023, çmimet në bursat e energjisë kanë kaluar në vlera negative, që do të thotë se konsumatorët jo vetëm që nuk do paguajnë për konsumin e energjisë, por do paguhen nga kompanitë për sasinë e energjisë së konsumuar.

Ulja e çmimeve në bursa tregon se ka mbiprodhim të energjisë nga burimet e rinovueshme siç janë ato hidrike, foltovoltaike dhe erës. 

Pyetja që lind natyrshëm për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun (se Yuri Kim iku) është: çdo të bëhet tani me 2 anijet gjenerator që janë në Vlorë, të cilat marrin 95 mijë dollarë në ditë pa punuar. 

Kosto e një megavati nga këto anije shkon në 400 euro/MWh,  dhe nuk ka asnjë leverdi ekonomike për KESH-in që t’i vendosë në punë, por ndërkohë qiraja ditore prej 95 mijë dollarësh vazhdon e paguhet.

Duhet theksuar se këto anije u morën për periudhën e emergjencës në sektorin e energjisë elektrike, por duke filluar nga data 1 korrik 2023 gjendja e emergjencës ka përfunduar , sepse qeveria nuk e ka zgjatur afatin.

Pra çdo justifikim i Ramës për rritjen e çmimit apo vendosjen e fashës ka rënë,   si justifikimi që jemi në gjendjen e emergjencës, si dhe, justifikimi i çmimeve të larta në bursa.

Më poshtë çmimet në bursa sot, datë 2 korrik 2023

Bursa e Hungarisë   - 0.37 Euro/MWh
Bursa e Kroacisë      -4.58 Euro/MWh
Bursa e Çekisë     -0.53 Euro/MWh
Bursa e Austrisë         10.76 Euro/MWh
Bursa e Bullgarisë       23.10 Euro/MWh
Bursa e Shqiperisë   76.58   Euro/MWh

Ndërkohë, KESH sh.a duket se nuk i ndjek fare bursa e enegjisë, nuk bën fare llogari, por po prodhon ne maksimum energji nga Kaskada e Drinit, në vend që me një llogari të thjeshtë mund të blinte jashtë lirë tani dhe të ruante rezerva për më vonë. 

Por mesa duket, ashtu siç ka bërë edhe vitet e shkuara, qeveria është vendosur të vijojë me skemën e shpërdorimit të rezervave në Kaskadën e Drinit me qëllim që në vjeshtë të fusë anijet në punë, ose të importojnë energji me çmim të lartë, në të dyja rastet shumat e abuzimit për ata që e menaxhojnë këtë gjë janë të majme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco