Përmbytje të mëdha në Krujë, Bashkia ‘harroi’ të pastrojë kanalet

08:50, 02/07/2023

Shirat e dendur të rënë gjatë natës në rrethin e Krujës kanë shkaktuar përmbytjen e qindra hektarë tokë të mbjelle me jonxhë, misër, grurë etj. Në disa banesa private është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat.

Konkretisht në të gjithë fshatrat e ultësirës së Krujës ka përmbytje kjo si pasojë e mospastrimit te kanaleve nga ana e bordit kullues të Bashkisë.

Situata me problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha dhe një fermer i zonës e konsideron veten të falimentuar pasi i gjithë prodhimi i grurit prej mbi 60 ton si dhe makineritë e mjetet bujqësore janë nën ujë.

Sipas fermerit Xhovalin Doda, por edhe sipas banorëve të këtij fshati, shkak janë punimet e rrugës Thumanë-Kashar, që sipas tyre nuk ka marrë parasysh ujin, por ka vendosur tuba të ngushtë duke bllokuar dhe ngushtuar kështu rrjedhën e ujit...

Probleme janë paraqitur dhe në Krujë ku asfalti i rrugës nacionale Krujë-Fushë Krujë është  dëmtuar nga uji në disa pika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco