Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në lokal, plagosen babë e bir

Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në lokal, plagosen babë e bir

21:48, 01/07/2023

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të liqenit të Farkës në Tiranë. Bëhet me dije se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në lokal. Për pasojë janë plagosur babë e bir, që ishin duke qëndruar në lokalin e tyre.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç.

Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco