Berisha: Raporti për farsën elektorale ka përfunduar, PD nuk do njohë kurrë rezultate false

Berisha: Raporti për farsën elektorale ka përfunduar, PD nuk do njohë kurrë rezultate false

12:31, 30/06/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha të premten se raporti për masakrën elektorale ka përfunduar dhe do prezantohet javën që vjen.

“Si gjithnjë, kryefjalë e bisedave të mia me ju është farsa elektorale.

Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Shumë shpejt, në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar. Ndërkohë është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar.

Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite.

Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore. Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha.

Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco