Dy persona vjedhin makinën e Frank Riberi, njëri arrestohet

Dy persona vjedhin makinën e Frank Riberi, njëri arrestohet

18:55, 09/06/2023

Vjedhja e makinave të yjeve të futbollit apo personave të lidhur me këtë sport, është kthyer në trend në Itali dhe janë të shumtë ata që e pësojnë vazhdimisht nga grabitësit.

Pak kohë më parë ishte Kvaratskhelia që pa t’i vidhej makina Mini Countryman, ndërsa javën e kaluar ishte Kaio Zhorge të cilit iu vodh një Range Rover.

Ai që e ka pësuar këtë herë ishte Frank Riberi. Ish-futbollisti i njohur francez, pjesë e strukturave të klubit të Salernitanës, ishte në një qendër tregtare në Salerno kur dy persona i kanë vjedhur makinën e tij tip Fiat 500.

Të dy me sa duket nuk ishin në dijeni se kjo ishte makina e Riberi dhe kanë vepruar në parking pa u shqetësuar duke u larguar me automjetin.

Pas denoncimit të Riberi, policia ka identifikuar një prej personave nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe e ka arrestuar, ndërsa tjetri mbetet në arrati bashkë me makinën e vjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco