SYRI TV/ Turizëm me mushkonja, pushuesit në Shëngjin: Nuk janë marë masa për denzifektimin

14:27, 09/06/2023

Plazhet e Lezhës edhe këtë vit po përballen me prezencën e madhe të mushkonjave, të cilat po krijojnë bezdisje për pushuesit. Sipas tyre kjo vjen si shkak i prezencës së mbetjeve dhe mos pastrimit të vijës bregdetare, duke kërkuar nga autoritet që ta marrin masa.

SYRI TV

Pushuesit e parë që kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit  po ndihen të shqetësuar nga prezenca  e madhe e mushkonjave. Kur duhen vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit, autoritetet e shendetësisë nuk kanë bërë ende dezinsektimin e zonave bregdetare të Lezhës.

Për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj në Shëngjin kanë nisur të merren disa masa duke frenuar dhe punimet në zonë, por pushuesit janë ende të pa kënaqur në këtë drejtim.

Të njëjtin shqetësim shprehin jashtë kameras edhe operatorët Turistikë, të cilët thonë se mos dezinsektimi i vijes bregdetare është mjaft problematike dhe do të dëmtojë turizmin.

Gaz: M.Marku Op: a. Gjoni  Mont: O.Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco