VIDEO/ Vdes nga çokollatat e helmuara, dërguar nga dashnorja xheloze e ish-burrit

VIDEO/ Vdes nga çokollatat e helmuara, dërguar nga dashnorja xheloze e ish-burrit

21:16, 02/06/2023

Një grua braziliane humbi jetën tragjikisht pasi hëngri çokollata të helmuara që ajo besonte se ishin një dhuratë për ditëlindje nga ish-i i saj, por që në fakt ishin dërguar nga dashnorja e tij xheloze.

Më 20 maj 2023, Lindaci Viegas Batista de Carvalho, festoi ditëlindjen e saj të 54-të. Ishte edhe dita kur ajo vdiq. Gruaja mori një kuti me çokollata dhe një buqetë me lule nga një burim anonim, dhe pasi telefonoi një numër miqsh dhe të afërmsh për të zbuluar se kush ia kishte dërguar dhuratën, ajo kontaktoi me ish të dashurin e saj, Mário Sérgio Gratital, i cili konfirmoi se ai me të vërtetë i kishte dërguar lule dhe çokollata.

E qetësuar, gruaja hëngri disa çokollata dhe më pas shkoi në një sallon për të rregulluar flokët. Sipas dëshmitarëve okularë, menjëherë pas daljes nga salloni, Lindaci është rrëzuar në trotuar dhe ka filluar t'i ketë kriza. Policia ushtarake mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin e Rio de Zhaneiros do Andaraí, por ajo u shpall e vdekur pas mbërritjes.

Rezultatet e autopsisë së Lindacit treguan se ajo ishte helmuar dhe kur hetuesit analizuan kutinë me çokollata që ajo kishte hapur në ditëlindjen e saj, gjetën burimin e helmit. Ndërsa gruaja u kishte thënë miqve dhe familjes se ata ishin dërguar nga ish-i i saj, Mário Sérgio Gratital, ai u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.

Mirëpo ky burrë nuk dukej se dinte asgjë për ndonjë helmim, dhe kur hetuesit filluan të gërmonin më thellë, filluan të dyshonin se atë e kishte përfshirë dikush,

Vëllai i Marios tregoi se vëllai i tij ishte lidhur me të ndjerën Lindaci për katër vjet, pastaj u ndanë por mbetën miq.

Pas kësaj, Mario filloi të takohej me një farë Susane Martins da Silva, një grua xheloze që ai vetë e përshkroi si një "grua pasionante dhe jashtë kontrollit". Lidhja e tyre e parë përfundoi kur Gratital u burgos për disa vite.

Susane dhe Mario rifilluan lidhjen e tyre pas lirimit të tij, por në nëntor të vitit 2022, po gruaja thuhet se humbi mendjen pasi pa mesazhe mes të dashurit të saj dhe ish-gruas Lindaci Viegas Batista.

Duke e ditur për të kaluarën e tyre, Susane dyshohet se kontaktoi të ndjerën Lindaci, duke i dërguar mesazhe urrejtjeje dhe madje edhe kërcënime me vdekje.

Madje, gjatë hetimeve në vazhdim, policia mësoi se Susane da Silva ishte përpjekur të zbulonte disa herë adresën e Lindacit.

Në fillim të këtij viti, Mario i dha fund lidhjes me Suzanen dhe asaj iu krijua bindja se gjithçka ndodhi për shkak të Lindacit. I dashuri ia kishte bërë shumë të qartë se nuk donte më të dilte me të e lëre më të martohej me të, dhe ajo vendosi të hakmerrej ndaj  ish-gruas për të cilën ishte e sigurt se kishte bërë një pykë mes saj dhe Marios.

Sipas faqes së internetit braziliane të lajmeve Globo, dashnorja Susane Martins da Silva arriti të zbulonte adresën e ish-gruas Lindaci dhe në ditëlindjen e saj kur mbushte 54 vjeç, ajo i dërgoi asaj një kuti me çokollata të helmuara dhe një buqetë me lule, duke shkruan emrin e Mários si dërgues.

Edhe ajo do t'ia kishte dalë mbanë ta vdiste edhe të shpëtonte, nëse dorëzuesi nuk do të rrëfente se ishte djali i Suzanës që i kishte dhënë dhuratën e helmuar për Lindaci Viegas Batista de Carvalho.

Kësisoj, Susane u kap teksa po përpiqej të kontaktonte me dërguesin për ta bindur që të mos zbulonte bisedën me djalin e saj. Ajo tani po përballet me akuzat për vrasje të kualifikuar./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco