Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të ish-deputetit në Kurbin

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të ish-deputetit në Kurbin

16:21, 17/05/2023

Një i ri në Fushë-Kuqe pasi ka shtënë drejt një mjeti në Fushë-Kuqe që dyshohet se i përket ish-deputetit Armando Prenga dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nga sulmi nuk ka të lënduar ndërsa 29-vjeçari u largua me automjetin “Benz"

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi policisë:

"Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco