Rikthim në Arenë/ PD dhe koalicioni opozitar çelin fushatën të shtunën në 'Air Albania'

17:27, 13/04/2023

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" çelin fushatën elektorale të shtunën, 15 prill, në orën 12.00 në stadiumin "Air Albania". 

Me sloganin "Ndryshimi në duart e tua" opozita do të nisë zyrtarisht rrugëtimin drejt 14 majit. 

PD ka bërë publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e të shtunës. 

Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD, Sali Berisha nisi Foltoret me qytetarët, për të mbërritur më pas te Kuvendi i 11 dhjetorit, ku zbriti në stadium "formacioni i lirisë". 

Ndërsa në 6 mars 2022, shqiptarët i besuan rithemelimit me votë. 

Momenti kulminant i rithemelimit të Partisë Demokratike do të ishte 22 maji i vitit të kaluar kur lideri historik, Sali Berisha u zgjodh në krye të PD. 

Mesazhet e spotit të PD:

Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium!

Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë!

Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!

Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!

Ndryshimi në duart e tua!

#BashkëFitojmë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco