Kjo është estetistja 34-vjeçare që shiste kokainë në Tiranë, e furnizonte një nga Fushë-Kruja

Kjo është estetistja 34-vjeçare që shiste kokainë në Tiranë, e furnizonte një nga Fushë-Kruja

22:56, 12/04/2023

Vajza që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçarja Denisa Bushka, e cila u arrestua në orët e para të kësaj të mërkure në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ajo u kap në flagrancë, pasi në momentin e arrestimit Denisa Bushka kishte me vete një sasi kokaine, me pjesën më të madhe të ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte kokainën nga furnitorë në zonën e Fushë-Krujës. Më pas ajo e ndante lëndën narkotike në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Mësohet se Denisa Bushka është me profesion estetiste dhe ishte e punësuar me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë. Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klientëve të ndryshme edhe kokainë.

Më herët, policia kishte marrë informacion se Denisa Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco