Meksi: Ambasadorët janë blerë nga Rama, e turpshme ndërhyrja në zgjedhje

18:26, 12/04/2023

I ftuar në emisionin Task Forcë ne Syri Tv me moderatoren Sonila Meçon ishte i ftuar juristi dhe analisti Endri Meksi.

Meksi është shprehur se fushata ka kohë që ka nisur për PS dhe kjo tallavaja që Rama na shfaqi është vetëm për konsum ditor nga masat.

"Fushata nuk  ka nisur dje por ka muaj, ka nisur që në mënyrën e të bërit ligje dhe duke përjashtuar opozitën nga zgjedhjet, duke futur një opozitë që ligjërisht nuk kishte kohë për t’u futur në zgjedhje.

Paraprakisht ajo që ndodhi dje ishte vazhdimësi e asaj që ka vazhduar prej kohësh dhe PS e ka mbaruar fushatën.

Kemi asfaltimin e rrugëve që është një gjë e shumtuar ku prej 8 vitesh nuk kishte asnjë metër rrugë të shtruar tani kjo bëhet për një muaj, pra 8 vite çfarë ka bërë Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës.

Rama i ka magjepsur ndërkombëtare dhe mendoj se ka bërë Pazar me to, ambasadorja e SHBA-së i drejtohet popullit se për kë të votojë kjo gjë nuk ndodh as në Zimbabëe duke orientuar votën ikë të votojë dhe kë jo. Veliaj ka një sherr me Ramën se kush do ta drejtojë PS-në nesër pas ikjes së Ramës.

Kjo fushatë që ne do të shohim kam frikë se do të jetë shumë e shumëtuar në këtë formën e tallavas dhe tik tokut sepse kanë kuptuar që njerëzit kanë humbur dëshirën për të lexuar por mjaftohen e qeshin disa sekonda me këtë videon."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco