Pas takimit me Escobar, Ilir Meta:  Të gjithë në stadium, në hapjen e fushatës

Pas takimit me Escobar, Ilir Meta: Të gjithë në stadium, në hapjen e fushatës

12:06, 12/04/2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në selinë e partisë, Të Dërguarin e Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim, me të cilët diskutoi për afro 40 minuta.

Në përfundim të takimit, Meta nuk dha detaje nga takimi, por njoftoi se  PL do të jepte nëj deklaratë zyrtare për çfarë u bisedua me diplomatët  e lartë amerikanë dhe i ftoi gazetarët të ishin të pranishëm në hapjen e fushatës zyrtare të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në stadium, më 15 prill në Tiranë.

“Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje, - bëri thirrje Meta. -  Përsa i përket takimit do të bëjmë deklaratë zyrtare”, shtoi ai. 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco