Të rinjtë e PPP takojnë kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahinë: Fitore më 14 Maj!

Të rinjtë e PPP takojnë kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahinë: Fitore më 14 Maj!

12:47, 25/03/2023

Këshilli i të rinjve të Partive Popullore Evropiane, (PPE) ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës ku u pritën nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Ai i njohu nga afër të rinjtë evropianë me institucion që drejton, historikun e qytetit të Shkodrës dhe projektet e vizionin e tij për këtë qytet. 

Duke vlerësuar rolin që luan rinia, Spahia foli për mbështetjen që ai ka treguar ndaj tyre, duke zgjedhur t’i ketë bashkëpunëtor të afërt në zhvillimin e qytetit.

Interesi për të mësuar më shumë mbi Shkodrën ishte i lartë, ndërsa të rinjtë dhanë edhe mesazhet e tyre, ku vunë theksin tek rëndësia që ka përfshirja e kësaj moshe në vendimarrje. Ata i uruan kryebashkiakut Spahia suksese dhe fitore në zgjedhjet e 14 Majit.

Beppe Galea, President i EDS, organizatës studentore të PPE, tha: "Faleminderit për mikëpritjen tuaj sot. Jemi këtu për t’ju dhënë edhe mbështetjen tonë në zgjedhjet që keni përpara, duke ju ftuar të ofroni edhe më shumë mundësi për rininë. Suksese në fushatën zgjedhore të 14 Majit dhe fitore".

Në mbyllje të takimit, kryebashkiaku Spahia i ftoi të rinjtë evropianë të rikthehen në Shkodër por njëkohësisht ta promovojnë këtë qytet dhe vlerat që ai mbart, si një prej qendrave më të rëndësishme të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco