PS zgjedh Ermal Dredhën, kandidat për bashkinë e Vlorës

PS zgjedh Ermal Dredhën, kandidat për bashkinë e Vlorës

12:37, 25/03/2023

Partia Socialiste ka zgjedhur Ermal Dredhën si kandidatin e saj për bashkinë e Vlorës, ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Në Vlorë, Ermal Dredha u zgjodh nëpërmjet votimit, duke konkuruar me vota me Fate Velajn. Anëtarësia socialiste votoi dhe deri më tani është kryer numërimi i më shumë se gjysmës së votave, por nuk ka më shanse për përmbysjen e rezultatit, njoftoi SYRI TV.

Ermal Dredha ka lindur më 15 tetor 1977. Ai ka punuar më herët si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali, Drejtor i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme Shef i Sektorit Ceremonial, si specialist, teDrejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë, si asistent personal i Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme etj.

Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Italisht / Anglisht; ka kryer kurse diplomacie etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco