Saraçi: Kim po hesht për skandalin më të madh, le të tërheqë mbrapsht deklaratat për organet e drejtësisë

18:54, 14/02/2023

I ftuar në Task Forcë në Syri Tv ishte kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, ku tregoi se pas shumë tentativash për të marrë një përgjigje nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, në lidhje me skandalin Rama-McGonigal më në fund dikush nga insitucioni ka përcjellë për gazetarët e Syri Tv një përgjigje, me anë të së cilës i drejton ato për çdo pyetje në organet e drejtësisë.

Saraçi, shprehet ndër të tjera, se nuk kanë qenë të pakta rastet e ndërhyrjes në organet e drejtësisë nga Kim, ndërkohë që tashmë ka zgjedhur të heshtë për një nga skandalet më të mëdha që ka bërë jehonë dhe në mediat botërore.

“Ne kemi dërguar të paktën dy e-maile së fundmi dhe dy herë tentativa nga gazetarët tanë, njëra Ambrozia Meta teksa dilte nga Gjykata Kushtetuese dhe rasti i sotëm në Cërrik në një aktivitet në një shkollë atje. 

Përgjigje nuk kemi, pasi kemi bërë tentativën e katërt apo të pestë mos gaboj, për të marrë nje përgjigje. Ne ju drejtuam ambasadores për realitetin shqiptar ku ndodhemi se sa herë bëntë SPAK një veprim, ambasadorja dilte dhe thoshte ‘ju inkurajoj’ , dhe në vendime gjykatash ka ndërhyrë drejtpërdrejt, madje kur është akuzuar nga opozita se ka takuar një gjyqtare për t’i imponuar një vendim ka thënë që ‘është ndikim pozitiv’. Pra nisur nga këto komente ne i kemi kërkuar ambasadores, jo koment mbi hetimet, por për punën e  ambasadës. 

Nëse ambasada ka pasur dijeni për vizitat e McGonigal në Shqipëri dhe nëse ka pasur përfaqësues të vet në këto takime. Këto kanë qenë pyetjet dhe pasi insistuam për herë të katërt, kemi pasur sot një reagim sot, na ka marrë një zyrtar i ambasadës nëpërmjet gazetarëve tanë dhe na ka thënë shprehimisht: Po ju përcjell përgjigjen e ambasadores, e cila është që 'nëse keni pyetje për këtë çështje drejtojuni Departamentit të Drejtësisë'. Ne e kuptojmë këtë gjë, por ajo çfarë ne vëmë në dukje është se nëse ne respektojmë këtë standartin që është sot, atëherë ambasadorja duhet të tërheqë të gjitha deklaratat që ka bërë deri më sot për drejtësinë shqiptare dhe ‘ndikimet pozitive’ në drejtësinë shqiptare" u shpreh Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco