Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD

18:33, 14/02/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Berisha shprehet se Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.

Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.

Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore.

Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco