SYRI TV/ Rikthehen protestat e pedagogëve, tubim i përbashkët me studentët më 22 shkurt

15:51, 14/02/2023

Pedagogët do të rikthehen sërish në protestë më 22 shkurt, pasi ende mbeten të paplotësuara disa prej kërkesave të tyre. Ata paralajmërtojnë se kërkesat për rritje të cilësisë dhe kushteve më të mira për mësimdhënie kanë evoluar, por në thelb mbeten kërkesa minimaliste dhe të realizueshme.

SYRI TV

Pasi nuk iu plotësuan disa prej kërkesave, pedadogët i rikthehen sërish protestave. Të mërkurën më 22 shkurt ora 12:00, do të mbahet protesta kombëtare e radhës pranë Korpusit të Universitetit Politikenik të Tiranës.

Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje kërkesat që kanë mbetur pa përgjigje, pedagogët thonë se do ngrihen sërish në protestë, madje me kërkesa të cilat kanë evoluar.

Pedagogët vijuan me kundërshtinë e VKM-së së datës 23 nëntor, për shndërrimin e universiteve në insititucione publike të pavarura.

Kujtojmë se më 29 gusht të vitit që lamë pas, pedagogët hartuan një peticion me 9 kërkesa. Pas indiferentizmit të institucioneve, në shtator nisën protestat, për të vijuar më tej me bojkot të procesit mësimor që zgjati për disa javë.

Gazetare: F. Çela, Operator: S. Goga, Montazhier: N. Stafa

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco