Hapja e PD/ Berisha: Në listat e këshillave bashkiakë do ketë nga shoqëria civile

Hapja e PD/ Berisha: Në listat e këshillave bashkiakë do ketë nga shoqëria civile

13:41, 13/01/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar edhe hapjen e fushatës për listat e këshillave bashkiakë në zgjedhjet lokale të 24 majit.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha theksoi se në listat e këshillave bashkiakë do të ketë nga shoqëria civile, njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare.

Gjithashtu Berisha ka inkurajuar qytetarët në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale.

Opozita tani shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hymë në fazën e përzgjedhjes dhe të këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë juve me siguri është risia e këtyre këshillave se do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja dhe vetëm hapja, është konstantja e PD. Ndaj edhe parlamentarë të qytetarëve nuk do të jenë vetëm partiakët, anëtarët e nderuar të PD, por do jenë simpantizantët, do të jenë edhe shoqëria civile. Njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco