Vjedhja/ Berisha: Ato janë paratë e djegësave, të Klosit, Ahmetajt e Ramës

Vjedhja/ Berisha: Ato janë paratë e djegësave, të Klosit, Ahmetajt e Ramës

12:46, 13/01/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se skandali i vjedhjes në banesën e Alda Klosit është më i thellë nga sa prezantohet në media.

“Pse ndodhi ky bashkëpunim mes Rozeta Dobit dhe Alda Klosit? Arben Ahmetaj është kandidat për në kokërr të burgut. Pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Natyrisht, në universin e interceptimeve telefonike të tij, Alda dilte në radar.

Pra, pse unë u ndala në këto? U ndala sepse qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim.

Se shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda. Kurse shuma e madhe në tubat e aspiratorit u zbulua rastësisht. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë.

Por, edhe njëherë, Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Paratë ajo i ka marrë në mirëbesim, siç del.

Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin? Nuk ka njeri që e beson këtë. Nëse do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do ishin aty, kamerat do tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë? Nuk ka një gjë të tillë.

Pra kemi të bëjmë një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës. Qoftë me kasafortë, qoftë me dyshek.

Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt. Ka shpërthyer vjedhja për fushë, thotë populli,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco