Rama sërish si Vuçiç/ Edhe stilin e propagandës e kanë të njëjtë

Rama sërish si Vuçiç/ Edhe stilin e propagandës e kanë të njëjtë

18:14, 06/01/2023

Përpara nisjes së mbledhjes së qeverisë, e cila zakonisht tani bëhet nëpër restorante dhe resorte luksoze, si për të ilustruar më së miri babëzinë e kësaj qeverisje, kryeministri Edi Rama postoi një foto i vetëm në krye të tavolinës.

Ishte mbledhja e parë e këtij viti dhe Rama po u kumtonte ndjekësve se ishte shumë i preokupuar. Por komentuesit e shumtë nuk mund të linin mënjanë ironinë. Sipas tyre, ai ka mbetur i vetëm se të gjithë ministrat i ka në burg ose rrugës për në burg.

Kishte të tjerë që më së shumti komentonin ushqimet që kishin nisur që të vendoseshin në tavolinë ende pa nisur mbledhja. Luleshtrydhe dhe boronica si fillim për të hapur oreksin. Mjafton kjo për ta ditur se cili është qëllimi kryesor i takimeve jashtë selisë qeveritare.

Madje pati edhe media që publikuan edhe menynë që po shijonte kryeministri dhe ministrat e tij në këtë mbledhje informale me kaq ‘rëndësi’.

Informacionet për mbledhjen nisi t’i shpërndante vetë kryeministri Edi Rama në faqen e tij në FB. Bëhej fjalë për copa letrash me shkrimin e tij të dorës, ku reklamoheshin arritjet e qeverisë. Mediat pranë tij u kujdesën që të theksojnë këtë detaj, si një arritje të madhe të liderit global.

Vetëm se në një tjetër kryeqytet, duke shpalosur një tjetër bilanc, miku dhe ‘sivllau’ i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç po bënte të njëjtën gjë.

Presidenti serb po u tregonte medieve arritjet e mëdha të qeverisjes së tij, duke përdorur të njëjtat copa letrash me të njëjtin shkrim dore, ku ishin të renditura fitoret spektakolare. “Kemi rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve në Europë,” shpallte Vuçiç me shkrimin e tij të dorës. “Kemi shënuar rekord absolut për eksportet bujqësore dhe jemi të dytët në Europë dhe Azi për vaksinimet,” përgjigjej Rama para shqiptarëve me copat e letrës.

Thonë se autokratët jo vetëm bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por edhe stilin e propagandës e kanë njësoj. Ky ishte rasti më i qartë, kur ‘Endri Fugat’ e Ramës dhe Vuçiç veprojnë njësoj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco