Mesazhet për administratën: I pari do flasë Rama, gati grupet për live, like e share

Mesazhet për administratën: I pari do flasë Rama, gati grupet për live, like e share

21:05, 31/10/2022

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka publikuar në Facebook, mesazhet që shpërndahen në grupet e WhatsApp-it të administratës publike, për ti bërë like e share Edi Ramës.

Ky i fundit, ka nisur të takojë punonjësit e shtetit në takime dhe për të krijuar idenë se ai ndiqet shumë, mesazhet urdhëruese shpërndahen nëpër grupet e WhatsApp-it.

‘Ca me të lutur, ca me urdhër.

Ju lutem bëjini like dhe komente kryeministrit, se ka ngelur keq. Edhe administratës i kanë ardhur në majë të hundës batutat e tij të lodhura, humori në tentativë dhe mono-llogjet e përditshme.

Ju lutem shpërndani fjalën e kryeministrit, që të sigurohemi se nuk flet me vete.

Ky është degradimi i politikanit që nuk duan ta shohin e ta dëgjojnë më. Lutet për audiencë si një bloger i dalë mode e kur nuk i del e vetja nis nga urdhrat. Kjo është fytyra e arrogantit, e shtantazhuesit të rrjeteve sociale’, shkruan Flamur Noka në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco