VIDEO/ Shpërthimi me tritol tek një dyqan rrobashnë Tiranë, ja çfarë thotë policia

VIDEO/ Shpërthimi me tritol tek një dyqan rrobashnë Tiranë, ja çfarë thotë policia

08:04, 19/10/2022

Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e djeshme në një dyqan rrobash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në rrugën "Sami Frashëri", pranë Sheshit Willson.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetë dëme materiale.

Policia po heton në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco