VIDEO/ Bie sistemi TIMS, kaos në Portin e Durrësit, mijëra qytetarë në pritje në mes të ftohtit

22:05, 18/10/2022

Nuk ndalen problemet në pikat kufiatre, teksa orët e vona të kësaj mbrëmjeje ka rënë sistemi TIMS në Portin e Durrësit. 

Me dhjetëra qytetarë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë të cilët ishin në pritje për tu nisur drejt Italisë janë njoftuar rënien e sistemit Tims dhe puna e punonjëse të pikës kufitare do të vijojë me regjistra, çka pritet të shkaktojë kaos dhe radhë të gjata në njër ndër pikat kufitare më të rëndësishme në vend. 

Shumica prej pasagjerëve janë nxjerrë jashtë traut të portit, duke shkaktuar kaos në menaxhimin e situatës, teksa nisja e trageteve pritet të vonojë më orë të tëra.

Nuk dihen nëse rënia e sistemit lidhet me sulmet kibernetike të hackerave iranianë, të cilët pak ditë më parë sulmuan sistemet në të gjitha pikat kufitare të vendit duke shkaktuar kaos në to.

Pasagjerët në portin e Durrësit kanë sjellë video dhe foto në redaksinë e Syri Tv që pasqyrojnë kaosin në Portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco