Manjani: Rama nuk u bë kryeministër për të qeverisur Shqipërinë, por ...

21:03, 18/10/2022

Juristi, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur në ‘A Show’, me Adi Krastën deklaroi se Edi Rama nuk është zgjedhur kryeministër për të qeverisur Shqipërinë, por ka marrë me vete modelin e bashkisë që ai drejtoi.

‘Në Tiranë nuk blihen dot zgjedhjet. Në Tiranë vlen, ke vizion apo nuk ke vizion. Di të bësh politikë apo jo. Tirana voton, kjo është e bukura e Tiranës.

Që nga viti 2000 qartësisht votohet Edi Rama, na pëlqen apo jo ne. Ai ka 22 vite që e merr votën e Tiranës.

Ditën që Tirana e bojkoton Edi Ramën, ai nuk ka shans të jetë më në politikë.

Po pse merr vota? Ngjiti, për të mirë apo për të keq, ka një vizion.

Tirana voton politikisht, prej kaq vitesh. Jep mesazhe politike.

Edhe kur Rama u bë kryeministër, ai nuk u bë kryeministër për të qeverisur Shqipërinë, por ka sjellë modelin e Bashkisë së Tiranës në kryeministri.

Rilindja urbane është në qelbësirë projektesh. Harxhon para pa fund për hiç gjë. Bën sheshe idiote ku piqet derri si në saç e jo më njeriu.

Edi Rama mendon se shqiptarët janë dembelë dhe nuk e meritojnë qeverisjen e mirë dhe nuk kanë qytetari’, - tha Ylli Manjani në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco