Berisha: Rama konfiskoi lirinë akademike, emëroi komisarë dhe borde qeveritare

Berisha: Rama konfiskoi lirinë akademike, emëroi komisarë dhe borde qeveritare

19:19, 18/10/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka konfiskuar lirinë akademike. 

Gjatë një takimi me Departamentin e Arsimit në PD, Berisha tha se Rama ka emëruar komisarë dhe borde qeveritare. 

Berisha tha se arsimi sot në Shqipëri po rrënohet me shpejtësi. 

"Sot arsimi, ashtu si shoqëria shqiptare përjeton në një mënyrë me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht me meit të diktuar nga politika, fund e krye të dëmshme dhe shkatërruese. Nëse marrim së bashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se, asnjë luftë civile nuk mund t'i rrënojë kaq thellë dhe shpejtësi, treguesit e një kombi. Dihet që luftërat civile janë më shkatërrimtare për një komb. Këtu në 8 vite është larguar 27% e popullsisë, janë mbyllur me qindra e qindra shkolla, është përgjysmuar numri i studentëve. Me mijëra intelektualë të diplomuar janë larguar nga Shqipëria. Në 8 vite, njësoj si në diktaturë, pasi kanë një tipar, ose ndalojnë ose ngadalësojnë kohën. Gjatë viteve të diktaturës çdo gazetar që vinte në Shqipëri, e niste shkrimin; në vendin e kohës së ndaluar. Po të marrim treguesit tek ne, e vërteta është që ne sot jemi në vendin më shumë se të ndaluar, me treguesit që kemi, i kemi rrënuar këto tregues me politika qeveritare. Ju jeni vetë dëshmitarë se si kjo qeveri konfiskoi lirinë akademike, nëpërmjet komisarëve dhe bordeve qeveritare. Se si ky njeri, i cili me mburrje thotë se skam asnjë master, doktoraturë, ndaloi me një urdhër prej injoranti, hakmarrësi, doktoraturat në universitetet publike. Një vendim të tillë e merr veç ai që nuk ka abc-në e kërkimit shkencor dhe jetës akademike. Ose e merr ai që i urren të dyja. Një njeri i cili e shterroi fondin për shkencën, në mënyrë absolutisht më shumë se në diktaturë. Kërkimi shkencor në atë kohë ka qenë më i decentralizuar se sot. Për mua vendoste vetëm zv/dekani i cili firmoste dhe unë vazhdoja punën. Kjo është e vërteta", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco