Rama: Mos ikni në Angli, investoni në Shqipëri

Rama: Mos ikni në Angli, investoni në Shqipëri

18:58, 18/10/2022

Edi Rama ka vazhduar retorikën e tij për ikjen e shqiptarëve jashtë vendit.

Në fakt, edhe pse ikjet janë bërë masive, qeveria dhe vetë Rama nuk ka bërë asnjë gjë për ti mbajtur qytetarët në Shqipëri.

Arsyet kryesore të largimit nga vendi janë mungesa e punës dhe pagat e ulëta, por Rama vazhdon ende duke bërë thirrje që lekët e rrugës së Anglisë të investohen në Shqipëri.

Sipas tij, një biznes në Shqipëri, do t’i japë më shumë të ardhura se sa puna e ndershme në Angli:

‘Një shtëpi e blerë para 5 vitesh, vlen sot shumë më tepër. A nuk është kjo një arsye për të parë që e ardhmja është këtu? E ardhmja është këtu, por duhet një durim shumë i madh. me një agroturizëm.

Me një bujtinë ku ti investon ato para që përndryshe jep atyre trafikantëve për të kaluar kanalin në Angli dhe pjesën tjetër që ta japin financimet e ndryshme, bën një biznes ku fiton shumë më tepër se sa do fitosh atje nëse do bësh punë të ndershme, këtë gjë po e provojnë ata që e kanë bërë dhe po vazhdojnë ta bëjnë’, tha sot Edi Rama në Përmet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco