Raporti i UNICEF: 35 mijë shqiptarë drejt varfërisë, mes tyre dhe 9 mijë fëmijë

17:31, 18/10/2022

UNICEF ngre alarmin se 35.400 shqiptarë, nga të cilët 9 mijë fëmijë, po shkojnë drejt varfërisë. Studimi thekson se kriza ekonomike ndikon më shumë tek fëmijët,  pasi nga varfëria at nuk kanë akses në shërbimet thelbësore.

Nga SYRI TV

Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend, 9 mijë prej të cilëve do të jenë fëmijë. Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve, e cila do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi.

Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë. Kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen.

Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 dhe 2.1% të totalit, pasi studimi thekson se ata mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike.

Sipas agjencisë së OKB-së, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco