SYRI TV/ Vijon bojkoti i mësimit në universitete, pedagogët: Na plotësoni kërkesat

17:01, 18/10/2022

Vijon bojkoti i mësimit në Universitete edhe në ditën e dytë të vitit të ri akademik. Pedagogë të universiteteve në kryeqytet dhe qytete të ndryshme të vendit kanë bojkotuar mësimin, ndërsa ky qëndrim sipas tyre do të jetë i vazhdueshëm deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.

Bojkoti i procesit mësimor në universitete ka vijuar edhe këtë ditë të dytë të vitit të ri akademik. Pedagogë të Sindikatës së Universiteteve të Shqipërisë, shprehin vendosmërinë se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.  

Bojkoti ka vijuar edhe në universitetet e qyteteve të tjera të vendit, me kërkesat për kushte më dinjitoze në punë.

Sindikata e Pedagogëve mbetet e palëkundur në qëndrimet dhe kërkesat e parashtruara, ndërsa paralajmërojnë se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco