Mallakastër: Rruga e fshatit Rroms si në mesjetë, banorët bëjnë apel për ndihmë

22:04, 29/07/2022

Rruga kryesore e fshatit Rroms, rreth 10 kilometra larg Mallakastrës ndodhet ne gjendje skandaloze. Banoret I bëjnë apel instancave përkatëse te marrin masa pasi ky aks rrugor është kthyer ne burim aksidentesh.

Degradimi total i këtij aksi rrugor është shqetësimi i përditshëm i banorëve të fshatit Rroms, një ndër zonat kryesorë të Mallakstrës. Ata  u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse qe te marrin masa te menjehershme, dhe ti japin fund premtimeve boshe.

Dikur në këtë fshat jetonin mbi 400 familje të banuara ndërsa sot për shkak të mungesës së rrugës dhe ujit të pijshëm kanë mbetur vetëm 100 familje.

Edhe pse banorët kanë apeluar disa here, asnjëherë ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve nuk ka vëne dorë për rregullimin e këtij aksi I cili është kthyer ne burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco