Gjirokastër/ Gjendet i pajetë bariu në mal, ja dyshimet e para

Gjirokastër/ Gjendet i pajetë bariu në mal, ja dyshimet e para

09:50, 19/07/2022

Një bari është gjetur i pajetë ditën e djeshme, datë 18.07.2022 në në malin e fshatit Dervician, Gjirokastër.

Policia dyshon se ngjarja mund të jetë aksidentale dhe 52 vjecari A.Ç, që punonte si bari në fshat të jetë rrëzuar në një zonë me shkëmbinj duke humbur jetën.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. 

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën," thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco