Kërcënimi me burg i gazetarëve/ Salianji: Kjo ndodh në Iran! Këtu as duhet menduar!

Kërcënimi me burg i gazetarëve/ Salianji: Kjo ndodh në Iran! Këtu as duhet menduar!

21:14, 16/06/2022

Tre prokurorë të SPAK kërcënuan të enjten me 5 vite burg gazetarin Elton Qyno nëse ai do të publikojë në të ardhmen pjesë nga dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani.

Deputeti Ervin Salianji e konsideron një qasje të gabuar të Prokurorisë së Posaçme. 

Sipas tij, diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në vende të botës së tretë, duke nënvizuar se nuk është detyrë e gazetarit të ruajë sekretin hetimor por e institucioneve të hetimit.

"Kjo është një qasje e gabuar. Gazetari çdo burim që i bie në dorë do ta publikojë, kjo është detyra e tij. Madje të rrëmojë për ta gjetur. Është detyrë e institucioneve shtetërore të ruajnë sekretin hetimor. Kurrsesi nuk duhet të kërcënojnë gazetarët se është kthyer e modës këtu që nuk dënohen këta që vjedhin e vrasin. Meqenëse ata nuk i kapin dot dhe nuk kanë fuqi u kthehen këtyre që denoncojnë.

Është e pashembullt dhe një logjikë totalitare. Meqenëse ju po na vini në pozitë me këto që po nxirrni ne po merremi me ju që po i nxirrni. Nuk ka sens logjik, nuk është praktikë demokratike, madje tregon një mentalitet totalitar. Mund të jenë dhe nën presion, në vështirësi por në çdo rast duhet të kërcënohen ata që i rrjedhin.

Çdo të thotë kjo do dënojmë deri në 5 vjet burg gazetarët? Nuk mund të ndodhë as imagjinohet, as nuk duhet të mendohet. Nëse ndodh në Iran se në vend perëndimor, demokratik nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë. As nuk mund të thuhet se krijojnë një përceptim negativ për gazetarët ndërkohë që është e kundërta, janë në shërbim të publikut", tha Salianji në Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco