Aldo Bumçi: Front i madh Opozitar për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti

Aldo Bumçi: Front i madh Opozitar për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti

20:56, 16/06/2022

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Aldo Bumçi thotë se demokratët do të ngrenë një front të madh opozitar për të rrëzuar atë që ai e quan regjim të Edi Ramës.

Sipas tij, çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i kryeministrit aktual.

Do ndërtojmë një front të madh opozitar. Çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i Edi Ramës. Dy regjimet autoritare të fundit janë të Vuçiç dhe Edi Ramës. Ne do të krijojmë një front për ta rrëzuar këtë regjim që ka cenuar çdo të drejtë themelore”, u shpreh Bumçi.

Bumçi tha se politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.

“Rama në marrëdhënie me Serbinë ka kohë që e ka kaluar cakun por tani ai nuk po mundohet të ruaj as fytyrën. Politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të K

osovës. Ndërsa njohjet e Kosovës kanë ardhur duke rënë, Rama qëndron në krah të tij dhe e prezanton si një lider të përgjegjshëm”, theksoi ai për Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco