Vendimi i SPAK/ Gjokutaj: Shqipëria s'ka ligj për shtypin, të gjitha skandalet në botë janë zbuluar nga media

18:45, 16/06/2022

Avokati Genc Gjokutaj shprehet kundër vendimit të SPAK për të dënuar gazetarët me 5 vite burg, për nxjerren e dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

Në Task Force, Gjokutaj tha se Shqipëria s'ka ligj për shtypin, duke shtuar se të gjitha skandalet në botë janë zbuluar nga media. 

"Ne s'kemi ligj për shtypin, shtypi është i lirë thotë ligji jonë dhe ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Gazetari duhet të dijë instrumentet me të cilët punon, kufizimet, avantazhet, ligji rregullon marrëdhënien. SPAK e di veten që komandon gjithçka, po ia lamë SPAK-ut në dorë do nxjerrë urdhra për çdo gjë. Të gjitha skandalet në botë i ka zbuluar media, janë përballur edhe me humbje jete, edhe me procese penale dhe media ka triumfuar. Kurrë nga Prokuroria dhe organet e hetimit nuk është zbuluar një skandal, veçse është servirur nga media është hetuar, është provuar, madje patur edhe firo gjatë hetimit, fabula e dhënë nga shtypi", u shpreh Gjokutaj.  

Ai theksoi më tej se përgjegjësia e SPAK, nuk është përgjegjësi e gazetarëve, duke shtuar se informacionet rrjedhin nga vetë Prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco