'Burg për gazetarët'/ Berisha dënon vendimin e SPAK: Rama dhe qeveritarët e tij qindra orë telefonata me Dumanin

'Burg për gazetarët'/ Berisha dënon vendimin e SPAK: Rama dhe qeveritarët e tij qindra orë telefonata me Dumanin

17:38, 16/06/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SPAK për dënimin me burg të gazetarëve që publikojnë dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. 

Berisha shprehet në një postim në rrjetet sociale se vendimi është antikushtetues, ndërsa akuzon Edi Ramën se "me SKAP-in e partisë, po rikthen ligjin komunist të Agjitacion Propagandës".  

Kryedemokrati u bën thirrje gazetarëve që të mos zbatojnë vendimin antikushtetues të SPAK-ut, por të rezistojnë në funksion të lirisë së medias. 

Gjithashtu, Berisha kërkon nga institucionet ndërkombëtare të dënojnë këtë akt. 

Reagimi

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes! 

Te dashur miq, 

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 3 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt  antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise. 

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.
Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco